Zyrtari i lartë i BE-së takohet me kryeministrin Rama, zbulohet për çfarë diskutuan

0

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, gjatë vizitës zyrtare në Abu Dhabi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë shqiptare theksoi se me Borrell folën për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut. Sipas Ramës në këtë konflikt është marrë peng edhe Shqipëria.

“Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu