Zyrtarizohet fleta e votimit të 25 Prillit. Çfarë vendosi KQZ

0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit me emra duke rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste që kërkonte një fletë me numrat e kandidatëve.

Propozimi i bërë nga Partia Socialiste për një fletë votimi, ku kandidatët identifikoheshin me numra u rrëzua që në hyrje të mbledhjes pasi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, nuk e mori në konsideratë për ta shqyrtuar gjatë mbledhjes së sotme.

Gjatë mbledhjes u vendos që madhësia e fletës së votimit të jetë e pandryeshueshme porn ë ato qarqe me numër të lartë kandidatësh si Tirana, të behet zvogëlimi i emrave të kandidatëve.

Tashmë shqiptarët do të drejtohen drejt kutive të votimit me një fletë ku kanë të shënuar të gjithë emrat e kandidatëve në garë për të bërë më poas përzgjedhjen e atij që konsiderojnë si më të përshtatshmin për t’i përfaqësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu