1-4 vota/ Vaksinimi i personaliteteve, Arjan Çuri: Zgjedhje fashiste e Edi Ramës

0

Analisti Arjan Çuri e ka konsideruar si “fashist dhe çnjerëzor” pohimin e kryeministrit Edi Rama, se nga radhët e të moshuarëve do të vaksinohen të parët personalitetet mbi 80 vjeç.

“Si pohim është antihuman, çnjerëzor, gati gati fashist. Të zgjedhësh apo të kesh ti në dorë kush do vaksinohet apo jo, në kategorinë e pleqve personalitete… Të hysh e të bësh nënën natyrë ose babain Zot… Unë mendoj që e bën për të tërhequr vëmendjen, që ne të merremi me këtë, jo po kush personalitet duhet ta marri vaksinën i pari e i dyti”, u shpreh Arjan Çuri mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë”.

Më tej, ai tha se këta të moshuar mund të votojnë për PS-në dhe vaksina të shkëmbehet me 1-4 vota.

“Mund të ndodhi që personalitetet e moshës së tretë të jenë pleqtë që votojnë për PS. Mund të ndodhi që vaksina të shkëmbehet me një votë, një vaksinë një deri në katër vota. Nqs do më ofrohej që prindërit e mi ose gjyshërit e mi të konsideroheshin nga Rama si personalitete për t’u vaksinuar, do tundohesha shumë. Kur ai thotë se ai do zgjedhi kush do vaksinohet apo jo dhe kur i bie që për të vaksinuar gjyshërit e mi duhej dhënë vota, unë do tundohesha shumë për shkak të vlerës së jetës së tyre…”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu