I bën pritë para shtëpisë dhe pret deri sa del. Momenti kur Eduart Danaj vret me thikë bashkëshorten në Athinë (Video)

0

Kanë dalë pamjet e momentit kur Eduart Danaj i bëri pritë bashkëshortes Enkeleda Danaj në Athinë, pranë banesës së saj dhe e masakroi me thikë.

50-vjeçari goditi mbi 10 herë viktimën në orët e para të 16 majit në një rrugë kryesore në Menidi. Ai e ka ditur itinerarin e 40-vjeçares dhe shihet duke ecur pranë banesës së saj, teksa pret ta takojë.

Në atë moment i del para bashkëshortes Enkelejda Danaj dhe kur ajo e sheh ndalon në rrugë. 50-vjeçari iu afrua asaj dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë më shumë se 10 herë. Në fund ai e la thikën të ngulur në trupin e saj të pajetë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Eduart Danaj shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli, diçka që e bënte edhe kur jetonte me viktimën. Ai pinte dhe pastaj e rrihte.

Eduart Danaj u gjet nga efektivët grekë gjatë një patrullimi dhe e prangosën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu