1 i vdekur, 7 të plagosur, mes tyre 6 policë. Ndjekje dhe përplasje me armë në Greqi (Foto)

0

Ngjarje e rëndë në Greqi.
Pas ndjekjes së policisë 1 i vdekur dhe shtatë të plagosur mes tyre 6 policë është bilanci i një përplasje me armë në qytezën Peramë.

Sipas mediave greke oficerët e policisë i kanë bërë shenjë një shoferi, i cili kishte në mjet edhe dy pasagjerë që të ndalonte për kontroll. Mirëpo, ai nuk i është përgjigjur thirrjes dhe ka shtuar shpejtësinë. Për pasojë ka nisur një ndjekje e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë. Në atë moment drejtuesi i mjetit ka përplasur motorët e policisë dhe më pas efektivët kanë qëlluar.

Njëri nga tre personat humbi jetën, njëri u plagos rëndë lehtë. Po ashtu lëndime kanë marrë edhe gjashtë policë. Ndërsa personi i tretë që ishte në mjet, ka arritur të arratiset dhe është në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu