1 janari nis me temperatura deri në -2°C, moti për sot

0

Dita e parë e vitit 2022 do të jetë me temperatura minus 2 °C. Masat ajrore të qëndrueshme do të jenë të pranishme në ditët e para të muajit janar. Këto masa do të sjellin mot me diell e vranësira kalimtare të përqendruara në lindje. Paqëndrueshmëria e motit do të rikthehet ditën e martë kur parashikohet dendësimi i vranësirave si dhe reshje të dobta në veri e qendër të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe prej të hënës do të kthehet nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu