1 orë pasi vrau ish-gruan shtatzanë Sokol Halili është filmuar duke lëvizur i qetë në qytetin e Suharekës

0

KOSOVË- Pasditen e 30 nëntorit Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi, e cila ishte në javën e fundit të shtatzanisë, ku menjëherë pas krimit ai është arratisur dhe për 48 orë nuk dihej vendodhja e tij.

Ditën e djeshme i rretuar nga policia në banesën e tij ai nuk pranoi të dorëzohej por u vetëvra por duke lënë pas një shënim familjarëve ku shpjegonte dhe arsyen e krimit. Ndërkohë në një video të publikuar nga mediat në Kosovë shihet se rreth 1 orë pas kryerjes së krimit Halili është parë në Suharekë.

Siç shihet dhe nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së një biznesi në qytetin e Suharekës, Halili është duke lëvizur në këmbë brenda qytetit.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu