Operacion antidrogë në Tiranë/ Pas disa muajsh hetime, 30 urdhër-arreste nga gjykata! Dhjetëra bien në prangat e policisë

0

Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të enjte në Tiranë.

Pas disa muajsh hetime, gjykata e Tiranës nxori 30 urdhër arreste, ku pjesa më e madhe e tyre janë ekzekutuar.

Rrjeti i shpërndarjes së drogës është mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim që prej janarit të këtij viti.

Nuk dihet ende identiteti i të arrestuarve, ndërsa Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë njoftoi se do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 09:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu