1 prilli shënon hapjen e basteve sportive online në Shqipëri, si pritet të funksionojë veprimtaria?

0

TIRANË- Dita e parë e muajit prill, pas 5 vitesh të mbyllura në Shqipëri, shënon hapjen në mënyrë të ligjshme të basteve sportive. Pas kalimit me vetëm votat e mazhorancës mes tensioneve dhe zhurmueseve në Kuvend, presidenti Bajram Begaj dekretoi ligjin e ri, i cili hynë në fuqi që nga data 1 prill i këtij viti.

Gjithsej do të jenë 10 kompani që do të ushtrojnë aktivitetin e basteve sportive online në vendin tonë. Secila nga këta kompani, duhet të ketë përvojë të paktën 3 vjeçare në 3 shtete të BE/OECD, dhe të ketë të ngurtësuar një fond prej 170 milionë lekësh si garanci, ku 120 do të kalojnë llogari të Ministrisë së Financave dhe do të zhbllokohen vetëm me urdhër të saj, ndërsa 50 milionë të tjera do të jenë në llogari të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, sipas Gazetës Shqiptare.

Po ashtu licenca për të ushtruar aktivitetin do të jetë për 10 vite dhe do të kushtojë 400 milionë lekë, para të cilat vijnë nga një burim i justifikueshëm. Këto kompani të jenë të regjistruara në QKB dhe duhet të afishojnë edhe tabela që tregojnë anët negative të lojërave të fatit.

Gjithashtu është ulur edhe mosha e lejuar, ku lojtarët tani duhet të jenë mbi 18-vjeç dhe jo 21 siç ishte në ligjin e mëparshëm. I gjithë sistemi do të jetë online dhe se bankat tregtare apo institucionet financiare dhe agjentët financiarë, që do të ndërmjetësojë pagesat dhe tërheqjet në llogari të klientëve dhe organizatorit. Pra, nuk do të ketë me para “cash” dhe pika bastesh në terren, ndërsa lojtarët do të regjistrohen me kartë ID dhe do të luajnë sipas vlerës që iu lejohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu