Gruaja e humbur gjendet e vdekur në tarracën e pallatit

0

Një 50-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në qytetin e Durrësit, në tarracën e pallatit ku banonte.

Gruaja, që dyshohet se vuante nga problemet e shëndetit mendor, ishte denoncuar këtë mëngjes nga bashkëshorti i saj se ishte larguar nga banesa.

“Rreth orës 18:00, në tarracën e një pallati, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. D., 50 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim bashkëshorti i shtetases A. D., se ajo ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më”, njofton policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu