10 minuta pas fillimit të provimit, teza e Biologjisë bën xhiron e rrjetit

0

TIRANË– Teza e provimit të bilogjisë po qarkullon në rrjetet sociale kur ka vetëm 10 minuta që ka nisur testi. Sot është përsëritur e njëjta situatë me atë që ka ndodhur edhe me provimet em ëpatshme, të Gjuhës dhe Letërsisë, Matematikës e Anglishtes. Sot po zhvillohet provimi i fundit për maturantët.

Mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të lëndës me zgjedhje. Provimi nis në 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30. Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu