“100 dështimet e Ramës”, Basha: Premtoi fuqizimin e parlamentarizmit, kreu 154 ndryshime ligjore me urgjencë dhe pa konsultim

0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një tjetër video në rubrikën “100 dështimet e Ramës në 8 vite”. Basha shkruan se ai premtoi fuqizimin e parlamentarizmit, por nuk e mbajti këtë premtim dhe duke iu referuar një shkrimi të Reporter.al thotë se parlamenti ka kryer 154 ndryshime ligjore me urgjencë.

“28 ditë deri më 25 prill
100 dështimet e Ramës në 8 vite
Rama premtoi fuqizimin e parlamentarizmit dhe përmirësimin e hartimit të legjislacionit. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigjja jo.
Parlamenti kryen 154 ndryshime ligjore me urgjencë dhe pa konsultim”, shkruan Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu