Nesër do të zgjohemi me orën e re, ja si ndryshon pas mesnatës

0

Nesër, e diel 28 mars, në orën dy në mëngjesit vihet në veprim e ashtuquajtura “Ora Verore”.

Akrepat e orës do të duhet t’i lëvizim 60 minuta përpara, duke e çuar atë në 3:00.
Njerëzit do të zgjohen 1 orë më herët nga gjumi i mëngjesit, por dita do jetë më e gjatë.

“Orari Veror” do të zgjasë deri në 31 tetori, ditë kur ne do ta kthejmë orën sërish prapa dhe do të kthehemi në orën e dimrit.

Pavarësisht se Parlamenti Evropian ka miratuar propozimin për heqjen e ndërrimit sezonal në kohën e verës duke filluar nga viti 2021, deri në fund të muajit tetor asgjë nuk do të ndryshojë.

Italia nga ana e saj ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Bruksel që ti mbajë të dyja oraret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu