103 vjet Normale/ Llatja: Tradita e arsimit vazhdon

0

Edhe pse ka kaluar një shekull, ende dhe sot, Normalja e Elbasanit vijon të kujtohet me respekt dhe vlerësim, për ata normalistë të cilët çelën në Elbasan të parën shkollë të mesme shqipe.

Pas shumë përgatitjesh, të mbështetura nga i gjithë kombi, veçanërisht nga populli i Elbasanit, më 1 dhjetor 1909 u çel në Elbasan e para shkollë e mesme shqipe kombëtare në vendin tone.

Gazetarja e Infoweb Media, Entela Duka informon se në këtë kuadër në ambjentet e shkollës së mesme ” Luigj Gurakuqi” (Pedagogjike), Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja ka takuar të afërm të ish normalistëve, por edhe arsimtarë të qytetit, si dhe nxenes duke kujtuar nëpërmjet ekspozitës që ndodhet në ambjentet e kësaj shkolle, kontributin e vyer që dhanë normalistët elbasanas jo vetëm në shqipëri, por edhe në të gjitha trojet shqipfolëse.

Kryebashkiaku Llatja tha se Normalja” e Elbasanit është shkolla e parë e këtij lloji dhe universiteti i parë shqiptar, që i dha kombit emër dhe dritë, duke nxjerrw figura të njohura jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga Shqipëria e Kosova.

Në përvjetorin e 30-të të Pavarësisë Kombëtare, në vitin 1942, ‘Normalja’ mori emrin ‘Luigj Gurakuqi’./InfowebMedia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu