11 arsye pse pranvera na bën më të lumtur

0

Ka shume njerëz që në pranaverë ndihen më të gjallëruar, arsyet pse, jua themi ne:

  1. Dielli – Muajt e dimrit të pakët me diell, I bëjnë njerëzit të jenë në pritje urgjente të vitaminës D. Ndaj sa më shumë diell, aq më shumë pozitivitet.
  2. Temperaturat as shume ngrohtë dhe as shumë ftohtë, I jep njerëzve dëshirën të bëjnë hiking dhe të organizojnë mbrëmje mes miqsh duke krijuar momente të bukura.
  3. Falë ekuinoksit pranveror, ne do mund të kalojmë më shumë kohë jashtë me aktivitete, pasi dita do jetë më e gjatë. Ndaj mbusheni kohën tuaj me aktivitete cilësore, si ecje, vrap, joga në natyrë apo të mbillni lule në koshptin ose në vazot në ballkonin tuaj.
  4. Në pranvere ka lule dhe gjelbërim kudo. Kjo ngjyrë, sipas psikologëve, sjell një ndryshim të rëndësishëm në humorin tuaj. Ndaj do qeshni më shumë, jua sigurojmë!
  5. Momenti kur hapni dritaren për të ajrosur shtëpinë, do sjellë flladin pranveror brënda jush dhe shtëpisë tuaj.
  6. Koha ideale për të sjellë trupin tuaj në formën ideale. Mos ngurroni, dilni dhe bëni vrap.
  7. Koha për pastrime. Dollapi dhe shtëpia juaj do të ketë nevojë për të pritur sezonin e ri pranveror me veshje dhe shtëpi të ajrosur.
  8. Shëtitjet e gjata në pasditet e freskëta, në male, liqen apo buzë detit, do të jenë A-ja e këtij sezoni.
  9. Pashkët janë festa kryesore e këtyre muajve të freskët. Festimi I tyre me familjarët, miq dhe të dashur do tjua ngrohë zemrën.
  10. Koha ideale për të bërë detox. Gjalëroni trupin dhe mëndjen tuaj.
  11. Ushqehuni shëndetshëm pasi kjo stinë e mundëson këtë gjë më së miri. Dhurojini vetes tuaj një vakt të mirë mëngjesor dhe mos harroni të konsumoni spinaq, fasule, vezë, speca, panxhar, patate e ëmbël, kos, kanellë dhe arra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu