11 kallëzime në 5 muaj në Elbasan për cënim dhe denigrim në rrjetet sociale

0

Në një zhvillim të fundit, është zbuluar se të dhënat personale  të 11 shtetasish janë përdorur në rrjetet sociale për qëllime mashtrimi.

Konkretisht, ka rezultuar se këtyre shtetasve iu janë përdorur të dhënat e tyre në rrjete sociale, për të 
mashtruar shtetas të tjerë.

Infoweb Media ka mësuar zyrtarisht se që prej krijimit të strukturës së posaçme për krimin kibernetik, në DVP Elbasan, qytetarët 
paraqesin kallëzimet/ankesat e tyre për keqpërdorimin e të dhënave të tyre apo problematika të tjera 
që hasin gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.

Policia garanton se secili denoncim i bërë nga qytetarët në Polici është ndjekur me prioritet, duke kryer të gjitha 
veprimet hetimore dhe procedurale sipas rastit.

Për secilin rast, materialet procedurale janë referuar 
në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Rastet e shnatazhimeve nuk kanë munguar as gjatë muajit janar të vitit 2024. Rasti i fundit u regjistrua para pak ditësh në Librazhd. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin B. B., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje, duke krijuar profile false në rrjetet sociale, si dhe e ka përndjekur këtë shtetase.

-Policia e Shtetit ka krijuar struktura të posaçme për hetimin e krimeve kibernetike, duke qenë se kohët e fundit, tendenca e këtyre krimeve ka qenë në rritje.

Policia i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë në këto struktura, rastet e keqpërdorimit të të dhënave të tyre në rrjetet sociale dhe të bashkëpunojnë e punonjësit e Policisë, për të identifikuar autorët e këtyre rasteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu