115 vite nga hapja e Normales së Elbasanit/Normalistët:Mësuesi kishte autoritet në atë kohë!

0
Screenshot

115 vite më parë, në Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit u hap shkolla Normale e Elbasanit, i pari dhe i vetmi institucion që do të  kishte mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.

Shkolla i hapi dyert për herë të parë me 140 nxënës.Dëshira për dije, shkrim e këndim ishte e madhe askokohe,shumë larg asaj që ndodh sot në institucionet arsimore. Mësuesi atëherë kishte autoritet, thonë me nostalgji ish normalistët.

Pak pasi kremtoi 1 shekull aktivitet, normalja e Elbasanit u shndërrua në një shkollë të bashkuar. Idea për shndërruar në funksion të Fakultetit të Shkencave të Edukimit nuk mori miratim, ndaj sot ka keqardhje që misioni i saj nuk vijon njësoj.

Aktualisht mban emrin Luigj Gurakuqi, njëjtë me emrin e drejtorit të parë të Normales.Historiku dhe dokumentat e saj gjenden të ekspozuar në muzeun e kësaj shkolle.

Kujtojmë se Normalja e Elbasanit mban titullin e lartë “Nderi i Kombit” akorduar nga Presidenti i Republikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu