115 vjet nga Kongresi i Elbasanit,historian e gjuhëtar të shqetësuar për rrezikun që i kanoset gjuhës shqipe

0

Plot 115 vjet më parë në qytetin e Elbasanit u zhvillua një nga ngjarjet më të shënuara të historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare.“Kongresi i Elbasanit” është përkujtuar sot, në godinën dhe ditën kur nisi punimet, me përfaqësues nga trevat shqiptare dhe shqipfolëse, ku u vendos edhe për hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit e cila përgatiti mësues për gjithë vendin dhe zhvilloi arsimin kombëtar.
Një event i vecantë i cili erdhi si bashkëpunim i Muzeut Historik Kombëtar dhe Bashkisë së Elbasanit.Një ekspozitë e pagëzuar “Kongresi i arsimit mbarëkombëtar shqiptar”solli për të pranishmit rrugëtimin historik të shkrimit të gjuhës shqipe dhe momentet kyce nga Kongresi i Elbasanit. Organizator e historian shprehen për këtë datë të rëndësishme të arsimit kombëtar dhe hedhin dritë për faktin se përse një organizim kaq i rëndësishëm u mbajt në qytetin e Elbasanit.
Ndër të tjera Kongresi i Elbasanit dha mesazhin e ruajtjes dhe përcimit të gjuhës shqipe.Por mësues e gjuhëtar shprehen me shqetësim për faktin se të rinjtë po shfaqin një hendek në këtë drejtim.Ata sugjerojnë që elita intelektuale, shkolla,e prindër të bëjnë më shumë në këtë drejtim.
Në Elbasan, 115 vjet më parë u mbajt Kongresi ku u vendos për hapjen e shkollës së parë të mesme shqipe kombëtare, e cila i hapi dyert e saj për herë të parë më 1 dhjetor 1909, me 140 nxënës nga e gjithë Shqipëria.Në Kongresin e Elbasanit që nisi punimet më 2 shtator 1909, morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar.Ky kongres i hapi rrugën shkollimit laik në trevat shqiptare dhe vendosi për themelimin në qytetin e Elbasanit të një shkollë të mesme pedagogjike, e cila u quajt Shkolla Normale, për përgatitjen e mësuesve që do të punonin në zhvillimin e arsimit kombëtar.Infowebmedia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu