12 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Klos

0

TIRANË- 12 shtëpi janë raportuar të dëmtuara në Klos pas tërmetit me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, i cili shkundi Shqipërinë në orën 22:37 minuta mbrëmjen e kaluar.

Sipas përgjegjësit të emergjencave pranë Bashkisë Klos, Nerim Dema i kontaktuar me telefon nga korrespodenti i Top Channel, tha se deri tani janë 12 shtëpi të dëmtuara, ndërkohë grupi i emergjencave po vijon punën në terren për verifikimin në katër njësitë e Bashkisë Klos.

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu