Makina bie në lumin e Semanit, asnjë shenjë nga fati i 26-vjeçarit që drejtonte mjetin, vijojnë kërkimet

0

Vazhdon të mbetet mister fati i 26 vjeçarit Mateo Lika i cili një ditë më parë ka humbur kontaktet me familjarët, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë nëse automjeti është në ujrat e lumit Seman apo pas përplasjes me parkamakët e urës është larguar që aty.

Ta dyja pistat vazhdojnë të jenë nën hetimin e bluve të Fierit, ndërsa kontrollet do të vijnë si në ujrat e lumit Seman ashtu edhe në zonat përrreth, me shpresën për të gjetur automjetin.

Të dielën për më shumë se 4 orë polumbarët e forcave Renea kërkuan në ujrat e lumit, por nuk arritën të gjenin automjetin e apo shenja të mjaftueshme për të çuar në prova konkrete se makina ka rënë në ujë. Për të mundësuar kërkime më të plota u kërkua mbyllja e portave të Gramshit, që sjellin edhe uljen e prurjeve në lumin Seman.

Telefoni i 26 vjeçarit vijon të jetë i fikur dhe vendodhja e tij dhe automjetit të marrë me qira bëhet edhe më i vështirë.

Makina nuk ka qenë e pajisur me gps ndërsa nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e 26 vjeçarit. Fakti që deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim tjetër, çon që të mendohet se 26 vjeçari mund të udhëtonte i vetëm.

Në pyetje janë marrë të njohur të 26 vjeçarit e kontaktet e këtij të fundit për të mësuar lëvizjet përpara se të zhdukej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu