13 shqiptarë të arrestuar nga operacioni anti-drogë në Venecia

0

13 janë personat e arrestuar këtë të martë nga Policia e Venezia-s, të cilët akuzohen si të përfshirë në trafikun e kokainës në këtë qytet.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një operacion të gjerë antidrogë të policisë, nën drejtimin e Antimafias, në të cilin u përfshinë mbi 100 oficerë policie.

Të arrestuarit janë shqiptarë, shumë prej të cilëve të punësuar në qendrën historike, duke kamufluar në këtë mënyrë aktivitetin e tyre kriminal.

Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu një sasi kokaine.

Grupi në fjalë kishte një strukturë piramidale, me detyra dhe nivele përgjegjësie të mirëpërcaktuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu