14-vjeçari shqiptar plagoset rëndë gjatë tërmetit në Greqi

0

Një 14-vjeçar shqiptar raportohet se është plagosur nga tërmeti në ishullin Samos në Greqi.

Mësohet se 14-vjeçari ka marrë plagë në kokë dhe në krah dhe është transportuar me helikopter në një spital të Athinës me helikopter.

Ndërkohë edhe “Diaspora Shqiptare” ka njoftuar se 14-vjeçari shqiptar i identifikuar me inicialet E. M., është plagosur teksa ishte duke u kthyer nga shkolla, pasi nga goditjet e tërmetit një mur është shembur dhe e ka zënë poshtë.

Tërmeti shkatërrimtar në Greqi dhe Turqi ka lënë shumë viktima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu