15 vjeçarja nga Elbasani e cila ka lexuar më shumë se 300 libra

0

Të humbasësh në një labirinth librash dhe të zhytesh në një univers historish është një eksperiencë emocionuese, të tillë e konsideron marrëdhënien me librin Hester Bumi, 15-vjeçarja nga Elbasani.

Ndryshe nga shumë bashkëmoshatar të saj që lexojnë pak Hester thotë se ka lëxuar më shumë se 300 libra.Madje thotë se u bë kohë që e ka humbur numërimin.

Prej vitesh Bumi ka një marrëdhënie të ngushtë me librat dhe duket se ajo do jetë tejet e gjatë.Shtysë janë bërë nëna dhe mësuesja e klasës së parë. Për INFOWEB MEIDA , Hester tregon cili ishte libri i parë që e bëri të mos ndalej më kurrë se lexuari.

15-vjeçarja, ndjehet e keqardhur që brezi i sotëm nuk dinë të flasin dhe shkruajnë shqip.Në vijim Hester librin e konsideron si një udhëtim me çmim të lirë që hap mendjen dhe jep avantazhe të mëdha.

Një mesazh Hester e ka edhe për brezin e ri, ndërsa teknologjinë e sheh si disavantazhin më të madh për kohën ku po jetojmë.

Ndonëse një vajzë e lexuar dhe e artikuluar 15 vjeçarja nga Elbasani thotë se pika e saj e fortë janë shkencat ekzakte. Ka fituar në disa konkurse lokale dhe kombëtare të zhvilluar nga institucionet shkollore. Pavarësisht se përgjigjen e ka gati për çdo pyetje që i bëhet e vetmja pyetje që nguron ti përgjigjet është fakti se ku e sheh veten pas një dekade…E reja si duket po eksploron mes ‘universit të dijes’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu