150 gra shtatzëna kanë marrë trajtimin për Covid-19

0

 

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë 150 gra shtatzëna me Covid-19 kanë marrë trajtim në klinikën Gjinekologjike në QKUK.

Mjeki Blerim Syla në një komunikim për mediat është shprehur se aktualisht klinika i ka kapacitet për numrin e grave shtatzëna të marrin trajtim.

“Në Klinikën Gjinekologjike aktualisht i kemi 5 pacientë, por shifra po ndryshon nga ora në orë. Ajo çfarë mund të them është se numri ka kaluar mbi 150 shtatzënave dhe për momentin i kemi kapacitetet për shtatzëna dhe sëmundje të tjera”, theksoi Syla.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, rreth 70 gra shtatzëna të prekura nga koronavirusi kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë, ndërsa fatkeqësisht 4 gra shtatzëna kanë humbur jetën nga kjo sëmundje e rëndë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu