16 persona të plagosur/ Si kaloi nata e ndërrimit të viteve në Tiranë

0

TIRANË- Festimet për ndërrimin e viteve, kanë kaluar pa incidente të mëdha në vend. Ndërkohë që si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 persona, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë.

“Festimet për ndërrimin e viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente. Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, deri në këto momente janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 shtetas, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë. Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, kjo falë qytetarisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit,” tha Ilir Proda.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu