16 vjeçarja largohet nga shtëpia pa lënë gjurmë, familja denoncon në polici

0

Një 16-vjeçare rezulton e zhdukur prej ditës së djeshme në Fier. Sipas njoftimit të policisë, ajo është larguar nga shtëpia pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa të afërmit e saj bënë denoncimin.

Nga verifikimet e kryera rezulton se e mitura është larguar nga banesa me dëshirën e saj, ndërsa forcat policore po punojnë për gjetjen e saj dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Në datë 07.01.2022, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë denoncim shtetasi D. B., se mbesa e tij 16 vjeçe është larguar nga banesa. Nga verifikimit e kryera rezulton se 16-vjeçarja është larguar me dëshirën e saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e saj dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu