1600 protestues nga Elbasani i drejtohen kryeqytetit

0

Edhe pse sot në Tiranë mbahet samiti i Bashkimit Europian, Ballkani -Përëndimor opozita nuk u tërhoq nga protesta e lajmëruar më herët prej saj. Kanë qënë të shumtë protestuesit nga rrethet që vendosen ti bashkoheshin. Organizime për të marrë pjesë në protestë pati edhe nga qyteti i Elbasanit. Burime nga selia blu në këtë qytet bëjnë me dije se drejt kryeqytetit janë nisur rreth 1600 qytetarë.Për të shmangur barrikadën policore, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve u nisën drejt Tiranës ende pa zbardhur mirë, ndërsa lëvizja është bërë me mjete private.Këto janë pamjet që vijnë në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë. Shihen mjete private të cilat i drejtohen Tiranës, sikundër mund të shihet edhe prezenca e protestuesve që e shpalosin hapur që do të jënë në protësëtë.
Efekt kur ngrijnë gishtat
Protesta e thirrur sot nga opozita synon ti tregojë vendeve të BE problematikat që shqetësojnë sot vendin, sikundër është varfëria, shpopullimi, korrupsioni ëtj. Raportohet se demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme të Tiranës në Sheshin Skëndërbej apo dhe në vende të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu