18-vjeçari vret me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Dibër. Bëhet me dije se Rifat Xheleshi teksa ka qenë për gjueti me shokun e tij shtetasin Gentian Kosiqi e ka plagosur këtë të fundit me armë gjahu çifte.

Policia njofton se 27-vjeçari, Gentian Kosiqi, banues në Maqellarë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Po ashtu policia ka shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte, 18-vjeçarin Rifat xheleshi.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për gjueti. Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu