Për supersticizët italianë dita e mrkurë nuk ka qenë dhe aq e bukur, pasi pavarësisht lutjeve të besimtarëve gjaku i San Gennarios, mbrojtësit të Napolit nuk është lëngëzuar, çka shihet si ogur i zi për besimtarët.
Një shishkë që përmban gjakun e tharë të dëshmorit të shekullit të katërt kthehet në shfaqje publike tre herë në vit në katedralen e qytetit dhe besimtarët luten për lëngëzimin e saj, të njohur si “Mrekullia e San Gennaro”.
Kjo nuk ndodhi të mërkurën, pavarësisht orëve të lutjes në mëngjes dhe një meshën e veçantë të pasdites. Më pak njerëz se normalisht u lejuan të hynin në katedrale për shkak të kufizimeve të koronavirusit.
Shkencëtarët thonë se substanca brenda shishkës së mbyllur duket se është gjak i tharë, por nuk mund të shpjegohet pse ndonjëherë kthehet në lëng dhe ndonjëherë jo.
Napolitanët bëhen veçanërisht nervozë nëse gjaku nuk lëngëzohet në ditën e festës së shenjtorit, më 19 shtator, por më pak në dy ditët e tjera shishja nxirret për nderim publik – të shtunën para të dielës së parë të majit dhe më 16 dhjetor.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





