Dyshimet e vdekjes së nënës me dy fëmijë. Flet kryefamiljari: Kërkoj të zbardhet ngjarja. Soba nuk ishte e ndezur!

0

Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 9 muaj nga tragjedia e rëndë që ndodhi në familjen Tola në fshatin Ostren të Bulqizës, ku Rajmonda Tola dhe dy fëmijët e saj Rudina e Fatjoni u gjetën të vdekur në banesë, ende kryefamiljari nuk ka një përgjigje se si kanë humbur jetën të fëmijët dhe gruaja e tij.

Në një intervistë për Fax News, për gazetarin Enver Doçi, kryefamiljari kërkon që të zbardhet ngjarja e rëndë dhe shteti të japë drejtësi, dhe ti tregojë se pse vdiqën të afërmit e tij.

Megjithëse policia tha se nëna dhe dy fëmijët ndërruan jetë si pasojë e asfiksimit nga soba, kryefamiljari thotë se atë natë fëmijët dhe gruaja e tij nuk kanë pasur ndezur sobën.

Ndërkohë e vetmja e mbijetuar që ishte atë natë në banesë, vajza e vogël e familjes, e ka të vështirë që të kujtojë se çfarë ka ndodhur konkretisht, ndërkohë që tregon se mamaja e saj i ka kërkuar ujë, pastaj është përmendur vetëm në spital.

“Soba nuk ishte ndezur kur erdhi mami. Mami nuk ka ndezur sobë. Ne hëngrëm supë. Nuk ka qenë ndezur soba. Nuk kishim asnjë shqetësim. Kur u shtrim u ngrit motra ime dhe ra tek soba. Filloi mami duke bërtitur më tha më jep ujë i dhashë ujë dhe pastaj nuk mbaj mend më se rashë edhe unë. Nuk e pash më as mamin as vëllain, nuk mbaj mend asgjë tjetër. Soba nuk ka qenë ndezur. Vetëm kur e kam parë veten në spital.” shprehet vajza e mbijetuar.

Ndërkohë që kryefamiljari i cili kishte shkuar të punonte në Greqi, thotë se ende nuk i kanë dhënë një përgjigje autoritet në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në shtëpinë e tij, teksa rindërton dhe një herë skemën sesi janë gjetur të pajetë trupat e gruas dhe dy fëmijëve të tij.

“Kur erdhi nata e fundit bisedova me familjen dhe më thanë që ka qenë tek njerëzit e vet. Dhe duke biseduar si janë fëmijët. Ora mesa mbaj mend unë ka qenë 9 e 30 e darkës dhe nuk ka pasur asgjë. Pastaj në orën dy më mori ne telefon goca e pronarit, e kishte marr vesh pronari ynë se çfarë kishte ndodhur tek familja ime. Më mori në telefon pronari dhe më tha foli mirë vet. Bisedova më vëllain tim se na thanë hajde nisur pak se nuk e di se çfarë ka ndodhur.

Mora në telefon dhe nuk e dija se çfarë kishte ndodhur fare. Çfarë ka? Nisu se nuk e di se çfarë ka ndodhur tek shtëpia jote. Kur erdha këtu më mbanin nuk ka asgjë, nuk ka asgjë. Erdha poshtë shikova njerëz tek shtëpia nuk kishte asnjë. Unë isha me shpresën se janë sëmurë jo se kanë ndërruar jetë. Sobë nuk ka pasur. Një bukë ka qenë në sobë brenda një sipër dhe pa pjekur ajo buka. As bombël gazi jo. Unë nuk e di cfarë të mendoj por kërkoj drejtësi nga shtetit. Shteti është para shtet ta gjej. Atë besoj unë. Dyshime ku ta di unë tani. Shteti duhet ta gjej. Duhet të fillojnë hetimet , deri tani nuk më kanë kthyer përgjigje ka 9 muaj po bën vitin dhe nuk e di se si është puna. Ta gjejnë të vërtetën se për çfarë ikën ta di edhe unë. Konflikte nuk kam pasur me njeri. Policia thotë janë asfiksuar, por soba ka qenë e fikur. Kërkoj drejtësi nga shteti.”- rrëfen ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu