19-vjeçari e përplasi rëndë, vajza me këmben e këputur në gjendje kritike

0

Janë mësuar detaje të reja nga aksidenti i frikshëm që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku një “Benz” luksoz me targa AA 888 XX i drejtuar nga një adoleshent 19-vjeç doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë duke përplasur një vajzë, që po ecte në trotuar.

Sipas burimeve nga spitali, vajza rreth të 30-ve ka humbur njërën nga këmbët nga goditja e “Benz”-it që e mori përpara me shpejtësi rrufe. E plagosura është futur në sallën e operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu