19-vjeçari në Francë u përplas për vdekje me makinën e policisë, banorët të revoltuar: Ngjarje të tilla po bëhen të shpeshta

0

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet pas aksidentit tragjik mbrëmjen e kaluar, kur një 19-vjeçar humbi jetën teksa lëvizte me skuter në periferi të Parisit, pasi u përplas me një makinë policie.

Në pamjet amatore nga dëshmitarët, duket viktima dhe oficerët e policisë në Aubervilliers. Një ndër pistat e hetimit është se i riu u përplas me forcë me një makinë të dytë policie, që i doli përballë në përpjekje për t’u arratisur nga efektivët. Forcën e goditjes e tregojnë dëmet që ka marrë makina dhe një furgon i parkuar aty pranë. Në skuter me të riun ndodhej edhe një person tjetër, që për fat i mbijetoi përplasjes dhe u shoqërua në polici, për t’u marrë në pyetje.

Ky aksident ngre edhe një herë çështjen e sigurisë rrugore dhe ndërveprimet mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Sipas banorëve vendas, këto ngjarje po bëhen gjithnjë e më e zakonshme. Të tronditur nga aksidenti, ata thonë se janë në pritje të hetimeve dhe shpresojnë që të merren masa që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu