Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplaset me karburantin, brenda ishin 4 të rinj

0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit.

Një makinë me shpejtësi mësohet se është përplasur me një karburant, ku katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe një prej tyre ndodhet ende në automjet. Ndërkohë, ata që janë nxjerrë nga mjeti janë nisur drejt spitalit për mjekim. Dy prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem e një vajzë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu