DURRËS- Një shpërthim tritoli është raportuar mbrëmjen e sotme (26 shkurt) në lagjen nr.4 pranë shkollës Bedrie Bebeziqi.
Lënda plasëse është vendosur në afërsi të banesës së Ilir Koçiljas, 35 vjeçarit i cili në 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas sherrit për parkimin.
Nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje me vrasjen e Kokës 2 javë më parë.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku po kryhen hetimet e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.