TIRANË- Gjykata e Lartë urdhëroi, që SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendit për 21 janarin. Pas vendimit, familjarët e Aleks Nikës folën për mediat. Mark Nika, xhaxhai i Aleksit, u shpreh se Gjykata e Larta në mënyrë profesionale vendosi që hetimet t’i kalojnë SPAK.
Ai tha se kjo ka qenë kërkesa e tyre, ndërsa shpresojnë që SPAK t’i shkojë çështjes deri në fund.
“ Në mënyrë profesionale vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Ai është I obliguar ta hetojë çështjen, për shkak se ka dhe një vendim të Strasburgut”, tha Xhaxhai i Aleks Nikës”, tha ai.
Bashkëshortja e Aleksit, Rajamonda Nika, the se e prisnin këtë vendim dhe se në SPAK ka kallëzuar të gjitha aparatin shtetëror, nga Sali Berisha deri tek zyrtarët e tjerë.
“Realisht e prisnim. Kam kallëzuar gjithë zinxhirin, nga Sali Berisha te më I vogli. SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit”, tha ajo.