Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar kontrollet dhe prezencën në të gjitha akset rrugore të qarkut, për të garantuar sigurinë rrugore gjatë sezonit turistik. Gjatë muajit korrik janë arrestuar 21 drejtues mjetesh dhe janë vendosur mbi 6300 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, ku dominuan parakalimet e gabuara, shpejtësia dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit. Shërbimet do të vijojnë me intensitet të lartë 24/7, për të parandaluar aksidentet dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve.
Policia Rrugore e Elbasanit, ka rritur gatishmërinë dhe vigjilencën në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut të shtuar gjatë sezonit veror.
Shërbimet policore janë të pranishme 24/7 për të siguruar një qarkullim të sigurt dhe të rregullt për të gjithë përdoruesit e rrugës. 🚔👮♂️👮🏼♀️
Gjithashtu, monitorojnë pa ndërprerë rrugët urbane dhe interurbane, duke përdorur mjete bashkëkohore logjistike, si të loguara ashtu edhe të paloguara, për monitorimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik për jetën dhe qarkullimin, si dhe për ndalimin e parkimeve të gabuara që krijojnë pengesë për mjetet dhe këmbësorët.
📊 Gjatë muajit korrik, janë regjistruar këto rezultate:
✅ Arrestuar: 21 drejtues mjetesh;
✅ Proceduar penalisht: 11 shtetas për veprat penale:
“Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”
“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”
✅ Vendosur gjithsej 6378 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, konkretisht:
⛔ 1201 për mosvendosje të rripit të sigurimit
🛑 296 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
📵 495 për përdorim celulari gjatë drejtimit
🚫 187 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
⚠️ 124 për xhama të errësuar
🚀 1532 për shpejtësi mbi normat e lejuara
❌ 1320 për parakalime të gabuara
🚗 356 për ndalim/qëndrim të gabuar
❌ 95 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
⚠️ 772 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
👮♀️ Policia Rrugore e Elbasanit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
📣 Apelojmë për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor:
🚦 mos përdorni celularin gjatë drejtimit
🍷 mos drejtoni mjetin në efektin e alkoolit
🚫 mos bëni parakalime të rrezikshme
🚶 jepni përparësi këmbësorëve
📞 Denonconi çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.
🔖 #ZbatoRregullat ✅
#MbroJetën 🚦
#RespektoKëmbësorët 🚶🚸
#STOP❌Shpejtësi❌Alkool❌Celular 🚘





