24-vjeçari i jep fund vetes në vendin e punës

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një 24-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një stan në zonën e malit të Soplikut në Sarandë. Nga informacionet paraprake të policisë, bëhet me dije se i është gjetur i vetëvarur në një pemë në një stan ku edhe punonte. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa po hetohet lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në malin e Sopikut, Sarandë, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në stanin ku punonte shtetasi F. R., 24 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu