24-vjeçari tentoi t’i bënte atentat Renato Çepës por e pësoi vetë! ZBULOHET SHKAKU…

0

Mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit një ngjarje e rëndë ndodhi.

Një i ri 24-vjeçar tentoi të vendoste eksploziv në një makinë, shënjestër i cili ishte Renato Çepa por rezultoi me vdekjen e vetë autorit pasi lënda plasëse shpërtheu në duart e tij aksidentalisht.

Së fundmi policia ka bërë me dije identitetin e autorit, Kristi Agron Balukja ishte viktima dhe autori i ngjarjes tronditëse në Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë shkak i kësaj ngjarjeje ishte një konflikt i vjetër mes viktimës dhe Cepës.

Renato Çepa është një person i cili njihet si person me precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe ka lidhje me personazhe të botës së krimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu