25 ditë luftë, 847 viktima. Zelenskyy: Rusia po bën krime

0

25 ditë luftë dhe vendi nuk po gjen qetësi. Sot kanë nisur evakuuimet e banorëve nga Luhansku, ndësa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje përsëri për bisedime paqeje dhe ka dënuar “krimet e luftës” në Mariupol që “do të mbahen mend për shekuj”.

“Ukraina ka kërkuar gjithmonë një zgjidhje paqësore. Për më tepër, ne jemi të interesuar për paqen tani. Në vendet ku ka pasur beteja veçanërisht të ashpra, trupat e ushtarëve rusë thjesht grumbullohen përgjatë vijës sonë të mbrojtjes”, tha ai. “Dhe askush nuk po i mbledh këto trupa.“-tha ai.

Ai tha se Rusia ka vazhduar “t’i dërgojë njerëzit e saj në masakër” ndërsa përshkroi një betejë pranë Chornobayivka në jug, ku forcat ukrainase mbajtën pozicionet e tyre dhe gjashtë herë i mundën rusët.

Më shumë se 6,000 njerëz u evakuuan dje pas marrëveshjes për korridoret humanitare me Rusinë, sipas zëvendëskryeministrit ukrainas. Këtu përfshihen më shumë se 4000 njerëz nga Mariupol.

Të paktën 847 civilë ukrainas, përfshirë 64 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas OKB-së. Të dhënat e tyre përfshijnë të paktën 1,399 civilë të plagosur,78 prej tyre fëmijë. OKB-ja tha se shumica e viktimave u shkaktuan nga bombardimet dhe sulmet ajrore dhe numri aktual është shumë më i lartë.

Në fillim të kësaj jave, Financial Times zbuloi një plan të mundshëm paqeje prej 15 pikash, i cili do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos pritur baza ushtarake të huaja ose armatim në këmbim të mbrojtjes perëndimore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu