25-vjeçarja keqkupton sinjalin e lëshimit, hidhet drejt vdekjes nga 50 m lartësi

0

Një vajzë e re ka rënë tragjikisht drejt vdekjes teksa gjatë hedhjes zbavitëse nga një urë në Kolumbi, u lëshua pa u lidhur me litarin elastik, pas sinjalit që ishte për të dashurin e saj.

25 vjeçarja Yecenia Morales, u lëshua nga 50 metra lartësi prej urës së ujësjellësit Amaga, në veri të Kolumbisë.

E diplomuara për avokate po tentonte për herë të parë hedhjen panoramike të njohur si ‘Bungee Jump’ bashkë me të dashurin e saj.

I dashuri ishte para saj në radhë dhe ata ishin afro të 90-ët që hidheshin atë ditë nga ura.

Por kur anëtarët e stafit dhanë sinjalin e lëshimit për të dashurin, Morales keqkuptoi urdhrin dhe u lëshua poshtë, megjithse nuk kishte ende të lidhur litarin në kaviljet.

Vajza ra drejt vdekjes poshtë luginës teksa i dashuri nxitoi ta ndihmonte. Grupet e ndihmës që erdhën në vendngjarje e shpallën atë të vdekur.

Gustavo Guzmán, kryebashkiaku i Fredonia, tha për të përditshmen vendase El Tiempo: “Ajo u ngatërrua. Sinjali i hedhjes ishte për të dashurin, i cili ishte lidhur me pajisjet e sigurisë. Ata kishin vendosur te vajza vetëm litarët e sipërm, dhe ajo u ngatërrua e u nxitua”.

Sipas mediave vendase Morales kishte pësuar një atak kardiak para se të mbërrinte në tokë.

Vëllai i saj Andres tha se Yecenia ishte një vajzë e lumtur dhe se adhuronte të lexonte, të kërcente dhe kishte shpirt sipërmarrjeje.

Autoritetet kanë hapur hetime ndaj dy kompanive që ofrojnë shërbimet e kërcimeve nga ura dhe pajisjet e përdorura prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu