26 vite e verbër por teknologjia i ndryshoi jetën.Moderatorja flet për eksperiencën

0

Këngëtarja dhe prezantuesja e famshme italiane do mund të shohë sërish, ose më saktë do të arrijë të perceptojë gjërat falë një pajisje teknologjike të veçantë.

Ishte vetë Annalisa Minetti që tregoi lajmin që do i ndryshoi jetën në një intervistë për ‘Grand Hotel’.

“Një teknologji e veçantë do të më lejojë të njoh njerëzit dhe objektet. Kamerat do të vendosen në bishtat e syzeve dhe funksionojnë duke përdorur hundën si drejtim. Në praktikë, duke ndjekur drejtimin e hundës suaj, kamerat kuptojnë, falë një katalogu me imazhe dhe tinguj, atë që keni përpara dhe e përshkruajnë atë në veshin tuaj përmes një kufjeje.

Ju gjithashtu mund të futni një regjistër të fytyrave të familjarëve dhe miqve duke i shoqëruar me emrin e tyre. Në këtë mënyrë zëri i kufjes do t’ju informojë se kush është përreth,”- u shpreh ajo.

Ndërsa shtoi: “Me të vërtetë të ndryshon jetën!”

Annalisa humbi shikimin në moshën 18-vjeçare për shkak të një sëmundje të quajtur degjenerimi makular senil dhe që nga ajo kohë mund të shohë vetëm hije dhe silueta.

Në fakt këngëtarja shpreson që t’i rikthehet shikimi falë qelizave burimore të vajzës së saj Elena.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu