Udhëtoi nga Italia për Saimirin,ish-konkurrentja e “Love Story” shfaq pëlqimin për Erin e Për’Puthen

0

Teksa “Love Story” transmetohej në të njëjtën kohë me “Për’puthen” shpesh pamë konkurrentët e dy spektakleve të takoheshin me njëri-tjetrin jashtë kamerave. Disa prej tyre, që u kapën në befasi nga fansat, shfaqeshin edhe shumë të afërt, por asnjëherë nuk pati një sqarim të qartë për raportet mes tyre.

Ndërkohë që “Love Story” ka përfunduar dhe u finalizua me krijimin e çiftit Meri-Saimir, njëra prej ish-konkurrentëve të këtij dating show ka shprehur hapur pëlqimin për një nga djemtë e “Për’puthen” bëhet fjalë për Redonën, vajzën që udhëtoi posaçërisht nga Italia për Saimirin, por nuk arriti t’i fitonte atij zemrën.

Së fundmi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj, dikush e ka pyetur Redonën nëse tashmë ka pëlqim për ndonjë nga djemtë e “Për’puthen”. Ajo i është përgjigjur hapur pyetjes, pa i bërë bisht.

“Nuk bën më pjesë por Eri Aga”, ka thënë ajo duke e shoqëruar postimin me disa zemra te kuqe.

Nuk e dimë nëse Redona dhe Eri janë takuar më herët me njëri-tjetrin, por tashmë që as njëri dhe as tjetri nuk janë më pjesë e programeve mund të njihen më tej.

Kujtojmë se Redona ishte një nga vajzat që u eliminua nga Saimiri shumë afër finales së “Love Story”. Pas eliminimit ajo u shpreh:

“Faleminderit shumë dhe unë të uroj shumë fat, je shumë djalë i mirë. Jam shumë e lumtur edhe pse po dal sepse e di çfarë vlerash kam, publiku e ka kuptuar. Dua që edhe partneri im në të ardhmen të mi dijë vlerat. Dua të falenderoj gjithë produksionin sepse më keni trajtuar shumë mirë dhe kam mësuar shumë. Ju mirëpres në Itali”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu