29-vjeçarja zhduket nga banesa/ Dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor

0

Një 29-vjeçare, e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa që prej ditës së djeshme dhe nuk është kthyer më.

Ka qenë babai i saj që ka bërë kallëzimin për zhdukjen e saj në Komisariatin e Policisë Lushnje.  Pas denoncimit të babait, vajza me iniciale E.B. është shpallur në kërkim dhe po punohet për gjetjen e saj.

Tashmë policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe nuk dihet se mund të jetë e reja, pasi nuk ka treguar asnjë kur është larguar nga banesa

” Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetases E. B., 29 vjeçe, banuese në fshatin Thanasaj, Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj se vajza (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor) është larguar nga banesa më datë 29.01.2021 dhe nuk është kthyer më”, njofton zyrtarisht Policia e Lushnjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu