Rudina Hajdari: “Elbasanin e sundojnë 4 banda kriminale. Ja kush i di emrat”

0

Deputetja Rudina Hajdari në seancë plenare ka deklaruar se në qytetin e Elbasanit sundojnë 4 banda kriminale dhe  sipas saj, këtë fakt e dinë të gjithë banorët e qytetit.

Nga foltorja e parlamentit, gjatë fjalës së saj Rudina Hajdari u shpreh se si është e mundur që të gjithë banorët kanë dijeni mbi aktivitetet kriminale ndërsa asnjë prej zyrtarëve më të lartë të policisë, drejtori i Përgjithshëm, ministri i Brendshëm nuk di gjë.

Më tej, Hajdari tha se në Elbasan i vetmi aktivitet që lulëzon është kriminaliteti.

Çdo njeri që jeton në Elbasan i di me emra dhe mbiemra grupet kriminale. Nuk ka banorë që nuk di aktivitetet e 4 bandave që sot sundojnë qytetin e Elbasanit. Të gjithë banorët kanë dijeni mbi aktivitetet kriminale që ndodhin aty. Si ka mundësi që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk di gjë? Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk di gjë? Si ka mundësi që Kryeministri nuk thotë gjë? Si ka mundësi që në një anë ky shtet është gati ti kapë fshatarët, t’i marri qytetarët, t’i vërë taksa, të bëjë çdolloj gjëje që ata të ndjejnë varfërinë? Në Elbasan i vetmi aktivitet që lulzon është kriminaliteti”, tha ndër të tjera deputetja Rudina Hajdari.

Para disa ditësh Rudina Hajdari njoftoi se do të kandidojë për deputete në qytetin e Elbasanit  si pjesë e “Nismës Thurrje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu