3 persona tentojnë të vjedhin një banesë por pikasen nga familjarët. Një fëmijë dhe një grua në spital

0
Burglar entering through the balcony window

Tre persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin një banesë në Kavajë ku janë diktuar nga familjarët dhe i kanë lënduar këta të fundit. Konkretisht ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku tre persona kanë tentuar të grabisnin banesën e shtetasit me iniciale B.G 70 vjeç në fshatin Karpen të Krujës por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar një i mitur me inicialet A. G, 13 vjeç dhe një grua R. G., 47 vjeçe, që u dërguan drejt spitalit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tre grabitësit u larguan me shpejtësi nga vendngjarja duke mos kryer vjedhjen në këtë banesë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ku po vijojnë punën me shërbimet e shtruara për krehjen e zonë në mënyrë që të kapen autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2021, rreth orës 20:00, në fshatin Karpen, në Kavajë dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me sherbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu