30 mijë turistë vizitojnë Elbasanin:Interes për Muzeun Etnografik

0
Screenshot

Elbasani është një ndër destinacionet më të preferuara për vizitorë të interesuar për kulturën dhe historinë.Rreth 30 mijë turistë mësohet të kenë vizituar qytetin vetëm këtë vit. Një ndër pikat kryesore mbetet dhe Muzeu Etnografik në qendër të qytetit, ku turistët njihen më nga afër më trashigiminë kulturore të Elbasanit, punimet dhe veshjet tradicionale të ruajtura plot kujdes.
Turistja 1: Është një ndërtesë e bukur.Mënyra sesi është ndërtuar, por edhe madhësia e dhomave, struktura. Dëgjova se bëhet fjalë për një shtëpi të vjetër .Kjo na tërhoqi që të kuptojmë më shumë edhe për traditën e vendit tuaj.
Turistja 2:Jam nga Gjermania.Është hera ime e parë këtu në qytetin tuaj.Kjo ndërtesë e vjetër më duket interesante.Më pëlqen mënyra sesi është mobiluar.
Turisti 3 :Më pëlqen shumë.Nuk kam parë shumë ndërtesa të tilla.Është një muze autentik.Njerëzit këtu më duken miqësor.Sa për ushqimin ende nuk e kemi provuar , sepse pak kemi që kemi ardhur.Është këndshëm.
Turistja 4: Më pëlqen qyteti juaj, ndërtesat e vjetra, sic është kjo që po vizitojmë tani.Kemi ardhur një grup nga gjermania.Do vizitojmë edhe destinacione të tjera, pasi jemi duke kryer një tur.Vërtet është këndshëm.

Drejtuesit e guidave turistike pohojnë se turistët kanë kureshtje të vizitojnë qytetin e Elbasanit, pasi përpos historisë, kulinaria është një tjetër aset.

Kliton Kapaj , drejtori i muzeut etnografik thotë se vjeshta ka rikthyer turistët në Elbasan.Dominojnë kryesisht të huajt ,të cilët impresionohen nga objektet e trashëgimisë kulturore.

Në muze ruhen me fanatizëm prodhimet artizanale të bëra nga qytetarë të ndryshëm elbasanas, si edhe një sërë dokumentash të cilat flasin për historinë e qytetit të Elbasanit.Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu