31 raste të reja me Covid-19. Ja cilat janë 8 qytetet e prekura sot

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid 19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

COVID-19 – Statistika (12 Qershor 2020)

Testime totale 19862
Raste pozitive 1416
Raste të shëruara 1034
Raste Aktive 346
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 199
Shkodër 45
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 15
Pukë 7
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 3
Mat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu