314 raste të reja, 210 të shëruar dhe tetë të vdekur nga Covid-19

0

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2161 testime ndërsa janë regjistruar 314 raste të reja me kovid-19.

Nga Instituti për Shëndet Publik kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 210 pacientë.

Tetë persona kanë humbur jetën si pasoj e koronavirusit.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 94.196, prej të cilëve 83.634 janë shëruar, ndërsa 2.908 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (5 shkurt) është 7.654.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu