32-vjeçarja kërcënon vjehrrën dhe dhunon fëmijët dhe nipërit.

0

Shtetësja Dh.S., është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht dy fëmijët e saj të mitur për tre muaj.
Po ashtu, gruaja ka kanosur me anë të telefonit vjehrrën e saj dhe ka dhunuar edhe vajzën e kunatit.
Policia e Tiranës veç rastit të pazakontë, tha se ka vënë në pranga edhe tetë persona të tjera, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Urë, Njësia Administrative Shëngjergj, shërbimet e Policisë në afërsi të banesave të shtetasve E.H., 25 vjeç dhe B.H., 68 vjeç, kanë konstatuar bimë narkoitke të kultivuara. Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E.H., 25 vjeç dhe B.H., 68 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.K., 25 vjeç, në rrugën e “Elbasanit”, gjatë kontrollit të ushtruar të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve A.I., 28 vjeç dhe Rr.H., 34 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit;
L.Sh., 33 vjeç, K.Zh.,28 vjeç, dhe M.S., 33 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu