Elvis Naçi jep lajmin e madh për Elion 9-vjeçar

0

Të gjithëve na kujtohet historia e Elio Rexhmatit, vogëlushit 9-vjeçar i cili kishte nevojë për transplant të palcës kurrizore në Gjermani. Dhuruesi ishte vëllai i tij i vogël 5-vjeçar, Laerti i cili do të mundësonte që i vëllai të mund të vazhdonte të jetonte. Lajmi i madh për Elion na gëzoi të gjithëve, pasi Elvis Naçi, i cili kishte marrë përsipër mbledhjen e plot 224 mijë eurove, falë kontributit të shqiptarëve, bëri me dije se ndërhyrja e vogëlushit u krye me sukses dhe se ai do të bënte një jetë normale si bashkëmoshatarët e tij. Ditën e sotme Naçi ka bërë me dije se Elio është rikthyer në Shqipëri shëndoshë e mirë, fitimtar. Ai falënderon të gjithë bamirësit dhe shton se “Kush shpëton një jetë sikur ka shpëtuar gjithë njerëzimin…”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu